Sindroma e Kompartimentit është një gjendje e dhimbshme që lidhet me rritjen e presionit brenda një kompartimenti muskular.
Rritja e presionit mund të shkaktojë një zvogëlim të rrjedhjes së gjakut, duke shtypur drejtpërdrejt enët gjaku, duke çuar në zvogëlimin e furnizimit të oksigjenit te qelizat nervore dhe muskulore.
Sindroma e Kompartimentit mund të jetë akute ose kronike.
Sindroma e Kompartimentit Akute është një emergjencë mjekësore, zakonisht shkaktuar nga një trauma i rëndë.
Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë dëme muskulore dhe nervore të përhershme.
Sindroma e Kompartimentit Kronike lidhet më shpesh me aktivitetin sportiv, për rritjen e volumit të masës muskulore brenda një kompartimenti. Kjo mund të kufizojë aktivitetin fizik të rregullt me shfaqjen e dhimbjes të shprehur.
Forma më të zakonshme janë:
Hapësira brenda një kompartimenti nuk është e zgjerueshme, pasi fashat që përcaktojnë vetë kompartimentet nuk janë elastike.
Sindroma e Kompartimentit zhvillohet kur ka një rritje të volumit muskular ose në rastin e hemoragjisë, presioni i brendshëm shkakton një shtypje të enëve dhe nervave, e cila nëse vazhdon mund të shkaktojë dëme të përhershme.
1.Fraktura
2.Kontuzion muskular i dhunshëm
3.Rifillimi i rrjedhjes së gjakut pas ndërprerjes së qarkullimit
4.Traumat e energjisë së lartë
5.Përdorimi i steroidëve anabolikë
6.Shtypja e jashtme e detyruar nga fashat ose gipsi
Shkaku kryesor i shfaqjes së kësaj patologjie është aktiviteti fizik.
Sportistët që marrin pjesë në aktivitete që përfshijnë përdorimin e përsëritur të grupeve muskulare, siç janë ecja me biçikletë, ecja, arte marciale dhe noti, janë më të prirur për zhvillimin e kësaj sindrome.
Zakonisht simptomat kalojnë pas ndërprerjes së aktivitetit fizik dhe zakonisht nuk shkaktojnë dëme të përjetshme.
*Kompartimenti është i përbërë nga një grup muskujsh, nervash dhe enësh të vendosur brenda një membrane të jashtme të quajtur fashë.
Roli i Fashës është të mbajë këto struktura të ngushta në vendin e tyre, për këtë arsye është pak elastike dhe nuk ka mundësi zgjerimi.